Tani është bërë gati një vit që Zlatan Ibrahimovic është kthyer në Milano. Që nga ai moment shumëçka ka ndryshuar. Tani “Rossonerët” po udhëheqin kampionatin e Serie A dhe pas shumë vitesh ata janë kandidatë seriozë për titull.

Ibrahimovic dha një intervistë për La Repubblica, duke folur për ambiciet e tij, marrëdhëniet e tij me Pioli dhe ndjenjat e tij në rikthimin në “San Siro”, transmeton Gazeta Express.

“Unë ndihem si një lider në fushë dhe shokët e mi të skuadrës më ndjekin. 10 vjet më parë kishte një situatë tjetër. Sot është një grup i ri, por me punë dhe sakrificë mund të shihni rezultatet. Nuk varet e gjitha nga unë. Vendi i dytë në renditje është gjithmonë ai i humbësve të parë. Të jesh kampion dimëror nuk më intereson. Unë dua atë të vërtetin” – u shpreh sulmuesi suedez. Momentalisht, Milan gjendet në vendin e parë me 40 pikë, tri më pak se përcjellësi i parë, Interi.