“Illyrian Guard” sh.a ofron shërbime me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit. “Illyrian Guard” sh.a me punonjës, flotë mjetesh, ndërlidhje dhe armatim modern është kompania shtetërore qësiguron dhe ofron shërbim në ruajtjen e objekteve shtetërore dhe jo vetëm.
Kjo Shoqëri, e cila ofron një standard të lartë cilësie në tregun e sigurisë dhe rendit publik, kursen nga buxheti i shtetit shuma të konsiderueshme që shkojnë sot për rritjen e nivelit të sigurisë së institucioneve shtetërore dhe jo vetëm. Gjithashtu, jo më pak i rëndësishëm është trajtimi dinjitoz i punonjësve të shërbimit të ruajtjes dhe sigurisë, duke i ofruar një pagë shumë herë më të lartë, uniforma cilësore, kompletim me pajimet e nevojshme dhe kushte shumë të mira pune. “Illyrian Guard” sh.a operon sot duke marrë si model shoqëritë e tjera simotra në Europë e më gjerë, të cilat janë lider në fushën e ruajtjes dhe sigurisë në vendet ku ato ushtrojnë aktivitetin e tyre. Aktualisht, kjo shoqëri ofron shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë në rreth 400 objekte shtetërore dhe vijon të zgjerojë hartën e saj të klientëve.