India ka aprovuar zyrtarisht përdorimin emergjent të dy vaksinave të koronavirusit, ndërsa përgatitet për një nga injeksionet më të mëdha në botë. Autoriteti Rregullator i Barnave i dha dritën jeshile vaksinave të zhvilluara nga AstraZeneca me Universitetin e Oksfordit dhe nga Bharat Biotech.

Kryeministri Narendra Modi e quajti atë “një pikë kthese vendimtare”, ndërkohë që India planifikon të vaksinojë deri në 300 milionë njerëz këtë vit. Ajo ka regjistruar numrin e dytë më të lartë të infeksioneve në botë, me më shumë se 10.3 milionë raste të konfirmuara deri më tani dhe gati 150,000 vi kt ima.

Të shtunën India mbajti stërvitje mbarëkombëtare për të përgatitur më shumë se 90,000 punonjës të kujdesit shëndetësor për të administruar vaksinat në të gjithë vendin, i cili ka një popullsi prej 1.3 miliardë njerëz. Vaksina Oxford / AstraZeneca po prodhohet në vend nga Instituti Serum i Indisë, i cili thotë se po prodhon më shumë se 50 milionë doza në muaj. Kontrolluesi i Përgjithshëm i Barnave i Indisë tha që të dy prodhuesit kishin paraqitur të dhëna që tregojnë se vaksinat e tyre ishin të sigurta për t’u përdorur.