Rritja e rasteve me COVID të ditëve të fundit, sipas epidemiologëve të institutit të shëndetit publik janë rezultat i grumbullimeve për festa e fundvitit. Të mërkurën Shqipëria regjistroi mbi 700 raste me COVID. “Në këto momente jemi duke marrë rezultatet e sjelljeve tona të dy javëve të fundit të Dhjetorit. Dhe në shumë shtete po rriten rastet madje nuk kemi ulje të kurbes”, thotë Rovena Daja nga ISHP.

Për ekspertët, vaksinimi gradual dhe imunizimi i popullatës do të na sjellë një pranvera dhe verë të qetë “Të gjithë studiuesit dhe epidemiologët mendojnë që në verë të kemi një situatë më të qetë dhe do ulet numri i rasteve pasi do jenë shtuar edhe personat që do jenë vaksinuar”, shton ajo. Megjithatë, sipas ekspertëve deri në ngrohje të motit vendi mundtë përballet me një valë të tretë të pandemisë, ashtu siç po ndodh në shumë vende të Evropës.