Health workers of the Genoa Villa Scassi Hospital wearing protective masks and overalls prepare to pick up patients suspected of having Covid-19 coronavirus, in Genoa, Italy, 24 March 2020. Tough lockdown measures kicked in throughout Italy on 12 March after Prime Minister Conte announced late on 11 March that all non-essential shops should close as part of the efforts to contain the ongoing pandemic of the COVID-19. ANSA/LUCA ZENNARO

Ata që janë në ballë të luftës kundër covid-19, pra stafet mjekësore, janë edhe më të rrezikuarit për tu prekur nga virusi i rrezikshëm. Por, disa media në Tiranë kanë lidhur infektimin e stafit mjekësor në Shqipëri me mospasjen e mjeteve mbrojtëse, duke iu referuar shifrave të të infektuarve që janë rreth 10%. Por, për të kuptuar se si në fakt % e stafit mjekësor në Shqipëri që është rreth 10%, nuk ka lidhje me mjetet mbrojtëse (për të cilat stafi mjekësor në Shqipëri nuk është ankuar, madje publikisht mjekët më në zë kanë deklaruar se nuk iu mungon asgjë nga ç’kanë vendet e tjera në BE apo SHBA), duhet të shohim të dhënat zyrtare të infektimeve në botë, kryesisht e kryesisht SHBA e BE.

Infektimet e punonjësve të shëndetësisë nëpër botë, deri më 31 Dhjetor 2020, sipas ”Këshillit Ndërkombëtar të Infermierëve” tregojnë se më shumë se 1.6 milion punonjës shëndetësie janë infektuar në 34 shtete. ICN ka deklaruar në kohë të ndryshme që kjo vlerë arrin deri në 30 % të infektimeve të përgjithshme, por mesatarisht llogaritet që 10 % e të gjitha rasteve të infektimeve nga Covid 19 janë nga stafet mjekësore. Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron që punonjësit e shëndetësisë përbëjnë 10 % të infektimeve botërore nga Covid 19.

Një shifër tjetër domethënëse vjen nga Italia, në të cilën  më 13 janar 2021 numri i të infektuarve nga stafet shëndetësore në Itali kap shifrën 100.266. Ndërsa Spanja në 08 maj raportoi numrin më të madh të infektimeve të stafit mjekësor në botë, 30663. Ndërsa Hollanda me 13884 staf mjekësor të infektuar. Ndërsa në Amerikën Veriore dhe atë Jugore, janë infektuar 570.000 staf mjekësor.

Pra duke parë shifrat zyrtare  të mësiperme, kupton qartë se shifrat e infektimit të stafit mjekësor në Shqipëri janë më të ulëta se në disa vende të BE dhe janë brenda mesatares së OBSH dhe ICN. Pjesa tjetër është politikë e Shqipërisë tonë./Lexo.al