Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, është infektuar me koronavirus. Të martën, rezultati i testit të tij ka dalë pozitiv, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. I kontaktuar nga A2, Pipero tha se është në gjendje të mirë, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhembje koke.
Infektimi i Piperos është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës. Deri tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 500 persona, të gjithë mjekë dhe infermierë, si dhe kryeministri Edi Rama.