Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka folur mbrëmjen e sotme për situatën politike në vend dhe për opozitën. Kulluri deklaroi se opozita mund t’i fitojë zgjedhjet e 25 prillit vetëm nëse si kandidat për kryeministër nuk do jetë Lulzim Basha. Sipas tij, për kryeministër duhet të jetë një emër konsesual dhe që kandidat që krijon besim.

“Unë me modelin sharlatanesk të drejtimit të opozitës që mbase dhe mund të jetë në drejtim të qeverisjes nesër, nuk kam për të rënë kurrë dakord sepse është çështje parimesh dhe vlerash.

Nëse opozita e sotme fiton zgjedhjet, që për mua do ishte çudi e madhe, për shkak se nuk qëndron mbi fondamentet mbi të cilat duhet të ishte e vendosur, morale flasim mbi të gjitha dhe politike, unë jo vetëm s’do kërkoj falje por fatkeqësisht do provoj tezën se do jetë një qeverisje e keqe.

Për shkak se principet mbi të cilat është e bazuar kjo opozitë sot, që është mungesa e transparencës. Unë kërkoj falje kur e kam gabim. Pastaj nëse këtu fiton Lulzim Basha apo Monika Kryemadhi kjo nuk është çështja ime dhe nuk mund të jetë qeveria që më përfaqëson mua për shkak të principeve për të cilat kam folur.

Ti sot ke një opozitë së cilës i mungon transparenca, i mungon vendimmarrja demokratike, i mungon mbajtja e përgjegjësisë që ka principe qeverisjeje, dhe mbi të gjitha sot elita e PD ose ta themi troç kryetari i PD është pjesë e kësaj oligarkie politike, ekonomike, korruptive”, deklaroi ai në emisionin “Hard Talk”.