Pas shumë tensioneve brenda qeverisë, Italia po përgatitet të miratojë planin e saj të rimëkëmbjes prej 222,9 miliardë eurosh për të ringritur një ekonomi të goditur rëndë nga pandemia, pavarësisht nga një krizë politike që vazhdon. Një këshill i ministrave që pritet të jetë i tensionuar është thirrur sot në mbrëmje, pas dërgimit një ditë më parë të një versioni të ndryshuar përfundimtar të planit për partitë që i përkasin koalicionit të qendrës së majtë në pushtet.
Kryeministri Giuseppe Conte ka pranuar ta rishikojë planin. Ai ka dyfishuar fondet e dhëna për shëndetësinë dhe turizmin dhe ka rritur pjesën e investimeve, që kanë arritur tashmë në 70% nga 21% për stimulimin e taksave dhe shpërblimet e tjera. Ai kështu ka marrë parasysh kërkesat e rivalit të tij kryesor politik, ish-kryeministrit Matteo Renzi, i cili kërcënoi të prishte koalicionin, së cilës i përket partia e tij e vogël, Italia Viva, duke refuzuar të ishte një bashkëpunëtor në shpenzimin e parave publike.
“Sidoqoftë, konflikti mund të mbyllet përkohësisht: “Unë nuk dua të bllokoj asgjë. Interesi i vendit është i pari, por menjëherë më pas ne do të bëjmë atë që duhet të bëjmë”, theksoi Matteo Renzi.