Autoritetet shëndetësore në Itali bëjnë me dije se në 24 orë e fundit personat e infektuar me Covid-19 janë 12 532, në ulje të dukshme nga dje, kur ishin 18 627, por me shumë më pak testime të kryera.
Ndërkohë jetën e humbura janë 448 ndërsa një ditë më parë ishin 361. Sinjalet madje janë shqetësuese, duke marrë parasysh se raporti testime/pozitivitete është rritur sërish (13.6%).
Rajoni më i goditur është Emilia Eomagna, me 1942 raste, e ndjekur nga Veneto me 1715 dhe Sicilia me 1587. Rastet aktive në mbarë vendin janë 575 979. Që prej datës 27 dhjetor kur nisi fushata e vaksinimitm në shtetin fqinj janë bërë 643 219 vaksina anticovid.