Për çdo çift të dashuruar premtimet ‘përgjithmonë’ bëhen me sigurinë dhe dëshirën e madhe që me të vërtetë ashtu do të ndodhë,por shpesh jeta ka të papritura, kur një femër e gjen veten e vetme, me një, apo disa fëmijë për të cilët shpesh nënës i duhet të bëjë edhe rolin e babait. Ashtu ka ndodhur edhe për disa prej të mamave famshme shqiptare, të cilat ndonëse kanë patur një karrierë të suksesshme ata ja kushtuan jetën fëmijëve të tyre, e pas ‘zhgënjimit’ nga marrëdhënia me babain e fëmijëve, ato zgjodhën…të mos martohen më kurrë…
Monika Lubonja-Ishte vetëm 23 vjeç kur u bë nënë për herë të parë. Aktorja simpatike vetëm pas pak vitesh martesë me babain e vazjës së saj u divorcua, e që prej atëherë, ndonëse kanë kaluar shumë vite, ajo nuk lidhi kurorë me askënd tjetër. Sot në të 50-tat e saj, Monika Lubonja duket se ja kushtuar jetën e saj, vajzës tashmë 23-vjeçare, e sigurisht karrierës. Megjithatë asnjëherë nuk është vonë; askush nuk mund të na sigurojë se për bukuroshen e teatrit dhe kinematografisë nuk do të vijë dikush që ta çojë atë drejt altarit!
Eli Fara-U divorcua kur vajza Marina ishte fare e vogël, e që atëherë këngëtarja nuk ka folur asnjëherë për babain e vajzës së saj. Ndonëse kanë kaluar më shumë se dy dekada, që kur Eli mbante statusin e martuar, ajo ka zgjedhur që të paktën zyrtarisht të mbesë beqare. Duket se për Elin, vajza Marina dhe karriera e kanë plotësuar jetën e saj.
Rita Lati-Ajo mban ende sot mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj, me të cilin u nda shumë vitë më parë, kur vajza Roza ishte ende një fëmijë. Që prej atëherë, duket se fokusi I aktores së humorit do të ishte vajza e saj e vetme dhe karriera. Duke qenë se ish-bashkëshorti I Ritës është ndarë nga jeta, asaj I është dashur që për Rozën të bëjë edhe figurën e babait.
Albëria Hadërgjonaj-U martua në një moshë fare të re, kur ishte vetëm 16 vjeç kohë kjo kur solli në jetë vajzën e saj të parë Agnesën e mandej dy vite më vonë u bë sërish nënë e një tjetër vajze, Anxhelinës. Por martesa e këngëtares Albërie Hadërgjonaj do të merrte fund disa vite më parë e siç edhe vetë Albëria ka rrëfyer; shkaku ka qenë tradhëtia nga ana e ish-bashkëshortit. Sot ajo jeton në Amerikë, ndërsa ne nuk e dimë nëse është dikush në zemrën e Hadërgjonaj, ama për publikun ajo është nëna e dy vajzave bukuroshe dhe një këngëtare e zonja. Do ketë një tjetër martesë për Albërien?! Nuk e dimë; nëse ajo e dëshiron jemi të sigurt që kandidatët nuk do të mungonin.
Juli Xhokaxhi-Ajo na njeh me të rejat më të fundit nga vendi e bota në studion e lajmeve të ABC news ama për jetën e saj private deri para një viti publiku pothujase nuk dinte asgjë. E ftuar në programin “Rudina”, gazetarja Juli Xhokaxhi na njohu me një anë tjetër të jetës së saj private. Ajo është një mami beqare e Orenit tashmë 20-vjeçar. Juli është e divorcuar ndërsa edhe për të fokusimi ka qenë rritja e djalit dhe karriera si spikere dhe gazetare.
Ermiona Lekbello-Ish-miss-i është mami i një vajze 20 vjeçare. Ermiona është ndarë nga babai i vajzës i saj që kur Elisa Julia ishte një bebe, e siç edhe është shpehur nëpër intervista, që atëherë ajo i ka shkëputur krejtësisht marrëdhëniet me ish-partnerin e saj. Ndonëse në jetën e saj mund të ketë hyrë dikush tjetër, ajo ende deri më sot nuk ka bërë asnjë histori dashurie publike.