Ka njerëz të cilët thjesht nuk kanë frikë nga asgjë ashtu siç ka të tjerë që kanë frikëra të vogla, apo disa të tjerë të cilët nuk arrijnë t’i luftojnë frikërat e tyre. Përkundrazi, këto frikëra bëhen akoma më të forta, e kthehen në fobi. Nuk është në dorën tuaj që hera herë, i trembeni dhe gjërave që për të tjerë janë qesharake. Ndoshta, edhe këtu hyn në lojë universi!
Cilat janë fobitë që mund të zhvillojë secila shenjë horoskopi?
Dashi: -Atelofobia, fobia ndaj të mos e bërit diçka siç duhet, ose nga të mos qenit mjaftueshëm i aftë në gjithçka.
Demi: Metatesiofobia, frika ndaj ndryshimit.
Binjakët: Eremofobia, frika ndaj vetmisë.
Gaforrja: Agorafobia, frika ndaj vendeve të hapura me shumë njerëz, ose frika nga largimi prej një vendi ku ndihen të sigurtë.
Luani: Zelofobia, frika ndaj xhelozisë.
Virgjëresha: Ataksofobia, frika ndaj rrëmujës (parregullsisë, papastërtisë).
Peshorja: Decidofobia, frika ndaj të marrit të një vendimi.
Akrepi: Mykofobia, frika ndaj kërpudhave.
Shigjetari: Klaustrofobia, frika ndaj vendeve të mbyllura.
Bricjapi: Koulrofobia, frika ndaj kllounëve.
Ujori: Arakibutifobia, frika se ushqimet në formë kremi mund të ngjiten në qiellzën e gojës.
Peshqit: Proditiofobia; frika ndaj tradhëtisë nga ana e njeriut të zemrës.