Programi “E ardhmja është vajzë” ka një rubrikë të veçantë që tregon vështirësitë dhe forcën për t’i kaluar ato nga të ftuarat në studio. Kjo pjesë e programit titullohet “Në mundsh” dhe moderatorja Ermira Çausholli shpesh e ve theksin tek forca për t’ja dalë që të ftuarave të deritanishme nuk u ka munguar aspak.

Këngëtarja Jonida Maliqi tregoi dy momente të vështira me të cilat është përballur: Largimi i së motrës nga Shqipëria dhe divorci. Edhe pse flet çdo ditë me motrën e saj, Xhildën, nuk është njësoj si ta kishte pranë pasi lidhja e tyre ka qenë dhe është shumë e fortë edhe pse tani në distancë.

Një tjetër moment i vështirë po ashtu për Jonidën ka qenë edhe divorci. “Kam kaluar gjysmën e jetës me ish bashkëshortin, jemi rritur bashkë. Mendoja se do ishim bashkë deri në fund por kur njerëzit nuk gjejnë më mënyrën e duhur për të bashkëjetuar zgjedhin rrugë të ndryshme”.

Një moment që pa diskutim është i vështirë për çdo grua sidomos kur në mes është edhe një fëmijë që është arsyeja për tu bërë e fortë. Falë mbështetjes së familjes dhe respektit ndaj vetes Jonida ia ka dalë të jetë më e fortë pas divorcit