Ka disa vaksina kundër Coronës, por shumë pak ilaçe efektive për të sëm urët. Ministri gjerman i Shëndetësisë vendosi tani për blerjen e 200.000 dozave të një ilaçi që duket se ndihmoi edhe ish-presidentin amerikan Trump. Qeveria gjermane ka blerë për Gjermaninë një ilaç të ri kundër Coronës të bazuar mbi antitrupat. “Nga java e ardhshme do të përdoren antitrupat monoklonale në Gjermani si vendi i parë në BE. Në fillim në klinikat universitare”, bëri të ditur ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”. “Federata ka blerë 200.000 doza për 400 milionë euro.” Që do të thotë, se për një dozë çmimi është 2000 euro.
Një ecuri më e butë e sëm undjes tek pacientët e rrezikuar.Më këtë ilaç antitrupash, sipas raportimeve është trajtuar edhe presidenti amerikan, Donald Trump pas infektimit me Corona. “Ato veprojnë si një vaksinim pasiv. Dhënia e antitrupave të tillë mund të ndihmojë grupet e rrezikuara të pacientëve në fazën e hershme të sëmundjes duke penguar ecurinë e rëndë të saj”, është shprehur politikani gjerman i CDU-së, Spahn.
Në fillim të tetorit Donald Trump është trajtuar me një koktejl antitru pash REGN-COV2 të firmës amerikane Regeneron.
Substanca e REGN-COV2 është një kombinim special i dy antitrupave, që bllokojnë të ashtuquajturën proteinë Spike të vi rusit Corona duke deformuar kështu strukturën e saj. Në këtë mënyrë pengohet që vi rusi Corona ta atakojë qelizat e njeriut në trup dhe të shumohet. Kombinimi i dy antitrupave, sipas koncernit amerikan Regeneron, pengon, që vi rusi SARS-COV2 të pësojë muta cione.
Në bisedë me gazetën gjermane, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn u shpreh edhe për më shumë kujdes në drejtim të fajësimeve në përballjen me pan deminë. “Të flasësh për ga bime apo hu mbje shansesh është e rëndësishme. Po pa e kaluar në lu ftë të pamësh irshme. Pa pasur si qëllim shkarkimin e fajit tek të tjerët”, tha Spahn.