Futbolli është sporti më paqësor në botë, por nganjëherë aktorët e lojës më të dashur në botë, tradhtohen nga nervat, duke dalë nga vetja e tyre dhe duke bërë ndërhyrje tepër të ashpra ndaj kundërshtarëve, që në disa raste kanë rrezikuar edhe karrierën e tyre.
Por, ka edhe nga ata futbollistë që gjatë karrierës së tyre me skuadrat përkatës nuk janë ndëshkuar asnjëherë me karton të kuq, edhe pse kanë zhvilluar më shumë se 600 ndeshje në nivele profesioniste. Bomberi i Realit, Karim Benzema, është futbollisti që është pjesë aktive e futbollit, i cili në 730 ndeshje që ka zhvilluara nuk është ndëshkuar me të kuq.
Rasti tjetër është ish- mbrojtësi paqësor i krahut, Filip Lahm, që në 652 paraqitje nuk u ‘skuq’ asnjëherë.
Gjithashtu i pandëshkuar me karton të kuq mbetet edhe legjenda, Geri Linker që zhvilloi 647 ndeshje.
E në top katërshe hynë edhe ish-truri i Barcelonës e Spanjës, Andres Iniesta, me plot 717 ndeshjes dhe 0 kartona të kuq.