Zlatan Ibrahimovic, është duke qëndruar jashtë fushave të blerta prej disa javës për shkak të një lëndimi të pësuar. Suedezi ka një rol mjaft të madhe në ecurinë pozitive të Milanit në këto javë të para, teksa shpresohet rikuperimi sa më shpejt i tij.

Sipas “La Gazzetta delloSport”, Ibra nuk do të paraqitet ndaj Beneventos, edhe pse rikthimi i tij është afër, mjekët “Rossonerë” nuk duan ta rrezikojnë atë që në fillim. Madje, Ibrahimovic thuhet se do të jetë protagonist edhe në festivalin e këngës italiane, “Sanremo”.

Sipas artikullit, 39 vjeçari mund të rikthehet ndaj Torino në “Coppa Italia”, por skenari më i mundshëm është që ai të rikthehet më 18 janar në ndeshjen kundër Kaljarit