Vendet në të gjithë botën kanë mirëpritur 2021 me fishekzjarre, por turmat e njerëzve ishin te kufizuara vetëm në disa vende. Coronavirusi bëri që këtë fundvit, ashtu si për gjatë gjithë vitit, izolimi të ishte kryefjalë e ndërrimit të viteve. Pas një viti pandemie, që solli me vete vdekje, bllokime, pasiguri ekonomike dhe ankth, bota hyri në një fillim të ri në 2021. Njerëzit në të gjithë globin i dhanë lamtumiren vitit 2020 dhe e pritën vitin e ri me shpresën për lumturi dhe prosperitet. Ishte Zelanda e re ajo që priti e para vitin e ri 2021. Me spektakël fishekzjarresh, por pa pjesëmarrës nëpër sheshe, kryeqyteti i vendit Aukland ofroi një spektakël të vërtetë ngjyrash.
Në Sidney të Australisë, festa me muzikë nisi disa orë përpara për të kulmuar me një spektakël fishekzjarresh. Në Australi, restorantet ishin të mbyllura dhe njerëzit e kaluan festën e ndërrimit të viteve në shtëpi. Në Dubai, fishekjarret u hodhën nga ndërtesa më e lartë në botë Burxh Kalifa. por edhe atje qytetarët nuk u mblodhën tek qendra e qytetit.
Çuditërisht Vuhani i Kinës, qyteti nga ku u shfaq për të herë të parë koronavirusi Covid 19, turmat e njerëzve kishin dalë në rrugë për të pritur Vitin e Ri 2021. Këto janë pamjet e festimeve që Vuhani ofroi për të gjithë botën.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567PreviousNext
Festimet në Europë ishin të fokusuara te spektaklet e fishekzjarrëve. Në Paris, kulla Eifel u ndriçua dhe prej saj u shpërthyen mijëra fishekzjarre. Por, njerëzit festuan nga shtëpia. Autoritetet policore u siguruan që të mos lejojnë asnjë festë, që prej orës 20 të mbrëmjes.
Edhe në Londër njerëzit i shmangen restorantet, por autoritetet ofruan spektakël fishekazjarresh dhe muzikë pop. Në Times Square të Nju Jorkut, për herë të parë në 100 vjet sheshi i famshëm në të gjithë botën ishte i heshtur. Policia e Nju Jorkut kishte njoftuar që më datë 30 dhjetor, Times Square do të ishte i mbyllur për publikun. Shumë njerëz hodhën fotografi në rrjete sociale, ku Nju Jorku dukej bosh, por spektakli i fishekzjarreve nuk mund të mungonte në kryeqytetin e botës.