Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, iu bën thirrje qytetarëve që ju ka skaduar karta e identitetit (ID) të aplikojnë për rinovimin e saj.
Teksa ishte në zyrën e kompanisë “Aleat” në Njësinë Nr.5 për të tërhequr dokumentin e tij të ri të identifikimit, Çuçi tha se në zgjedhjet e 25 prillit kartat e identitetit janë i vetmi mjet identifikimi për shtetasit me të drejtë vote.
“Dokumenti i ri të identitetit është shumë i rëndësishëm për të marrë shërbime, qoftë edhe online, por mbi të gjitha, sidomos për zgjedhjet e radhës, të 25 prillit, ku do të jetë dokumenti i vetëm i identifikimit për shtetasit dhe për votuesit shqiptarë. Iu bëj thirrje edhe njëherë që të verifikoni, qoftë nëpërmjet e-Albania, qoftë nëpërmjet zyrave të Gjendjes Civile, nëse dokumenti ju ka skaduar, apo qoftë duke e lexuar në dokumentin e vjetër që posedoni, dhe të shkoni pranë zyrave të “Aleat” për të aplikuar dhe për të marrë dokumentin e ri”, tha ministri.
Ai rikujtoi edhe njëherë faktin se aplikimet mund të bëhen pranë çdo zyre të “Aleat”, të cilat janë hapur edhe gjatë ditëve të shtuna.
“Keni 6 ditë në dispozicion, mund të shkoni në çdo zyrë të “Aleat”, nuk ka rëndësi ku banoni, ku e keni adresën dhe të aplikoni për dokumentin e identitetit”, u shpreh më tej ministri.
Për të mos krijuar radhë nëpër zyra gjatë aplikimit, qytetarët mund kryejnë edhe rezervim online në portalin e-Albania