Me siguri të gjithë jeni fansa të grupit të famshëm “The SHBLSH”, i përbërë nga Ermal Mamaqi, Julian Deda dhe Gentian Zenelaj. Megjithëse prej vitesh ky grup ‘u shpërbë’ dhe djemtë një herë e një kohë i prishën marrëdhëniet e tyre, tashmë gjithçka është në rregull dhe janë sërish miq të mirë.
Mirëpo, në “Afterparty-n” e Luana Vjollcës, Ermal Mamaqi u vendos përballë zgjedhjes më të vështirë, duke iu dashur të zgjedhën njërin prej miqve të tij.“Julian Deda apo Gentian Zenelaj?”- ishte pyetja të cilën aktori e superoi me sukses e diplomaci, duke bërë një miksim të emrave e mbiemrave të tyre.
“Julian Zenelaj”- tha ai duke qeshur.- “I kam të dy si dy pjesëtarë të familjes, nuk i ndaj dot.”- tregoi Ermali. Përsa i përket jetës së tij personale, Ermali tha me shaka se vajzat nuk e kanë ngacmuar as kur ka qenë beqar, e jo më tani që është i martuar. Ai u shpreh se bëhet më shumë xheloz për Amin, sepse ajo nuk ka arsye pse të bëhet xheloze për të. Më pas Ermali tha se e do më shumë bashkëshorten e tij dhe i bëri një dedikim romantik drejtpërdrejtë.
“Amarda unë nuk mund ta imagjinoj dot veten time pa ty”, u shpreh Mamaqi.