Nisja më e mirë e vitit për Don Phenom. Reperi dhe partnerja e tij, Anxhi Dema,janë bërë prindër për herë të parë! Partnerja e tij ka sjellë në jetë një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Troi. Ishte vetë Don Phenom ai që postoi një foto nga materniteti të të voglit, duke ndarë me ndjekësit lajmin e bukur. Ai ka preferuar mos të zbulojë portretin e të voglit. Djali Jem Troi Sterkaj ju uron një vit të mbarë #gzuar2021
Kujtojmë se çifti na e kishin mbajtur të fshehtë këtë fakt. Ata e ndanë lajmin se do bëhen prindër vetëm në fillim të dhjetorit, kur Anxhi nëpërmjet një fotoje me barkun e rrumbullakosur në Instagram, ka treguar se është në pritje të ëmbël të një bebushi.
Kujtojmë se lidhja e çiftit u zbulua në shtator të vitit 2019, ndërsa në muajin prill të vitit që sapo lamë pas Anxhi konfirmoi në rrjete sociale lidhjen me Don Phenom, nëpërmjet një fotoje shumë romantike. Tashmë familja e tyre është shtuar dhe ata s’mund të ishin më të lumtur se kaq.