Ashtu si edicionin e kaluar, edhe pse në fund nuk e fitoi Këpucën e Artë, Robert Lewandowski është ai që po i prin garës. Sulmuesi i Bayern Munich po shijon një tjetër sezon magjik dhe duket se kësaj radhe do ta bëjë për vete edhe këtë trofe, si shumë të tjerë që fitoi në vitin 2020 pasi fitoi pothuajse gjithçka me klubin gjerman.

Lewa është favoriti kryesor për ta fituar këtë edicion “Këpucën e Artë”. Ai prin me 23 gola në Bundesliga, ndiqet nga Cristiano Ronaldo me 15 gola, i treti Erling Haaland me 14 gola, derisa top pesë e mbyllin Kylian Mbappe dhe Andre Silva, po ashtu me nga 14 gola.