Dashuria vjen ndryshe tek çdonjëri prej nesh. Disa njihen dhe ia lënë kohës shndërrimin e ndjenjave nga shoqëri në intimitet, ndërsa të tjerë besojnë fort dhe betohen për dashurinë me shikim të parë, e cila është thuajse legjendë.

Po sikur në mënyrën si ne përjetojmë ndjenjat dhe dashurinë, apo si e shohim atë të jenë të përfshirë edhe yjet? Shenja e horoskopit influencon shumë në personalitetin tonë, por edhe në mënyrën se si dashurojmë.

Disa nga shenjat e horoskopit, konkretisht 5 prej tyre besojnë dhe kanë shumë gjasa të bien në dashuri me shikim të parë, pa arsyetuar shumë. Më poshtë po ua listojmë nga më të ndjeshmet tek më pak të ndjeshmet.

Gaforrja,Peshqit, Akrepi, Dashi, Shigjetari.

Të pesta shenjat kanë një mënyrë shumë të veçantë të të parit të dashurisë. Ata duan me shumë zjarr dhe vënë partnerin para vetes së tyre. Ndonjëherë as nuk llogjikojnë shumë kur vjen puna tek dashuria.