Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë me datë 4 qershor të vitit që lamë pas. Klea solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Krid.

Dyshja ndajnë shpesh momente pranë të voglit në rrjete sociale, e sidomos Klea. Së fundmi, ajo ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory, të cilët i kanë drejtuar pyetje në lidhje me vogëlushin.

Një ndër ndjekësit e ka pyetur se me kë ngjan më shumë Kridi, me të apo me Elgitin. Klea ka treguar se ai ka marrë nga të dy ata.