Ish lojtari i Liverpool është i shqetësuar se pse Reds “nuk po jap[in më të mirën në sulm edhe pse ata vazhdojnë të startojnë në Premier Ligë”. Jurgen Klopp ka nevojë për “pak fjalë” me Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino, thotë Steve Nicol, i cili thotë se treshja sulmuese ka ndaluar se “shënuari”. U duk se Liverpool po shkonte drejt titullit të radhës në Premier Ligë, për të dytën sezon rresht, sidomos pasi deklasoi 7-0 Cristal Palace në Selhurst Park më 19 dhjetor. Por pas kësaj ndeshje ata kanë barazuar në Anfield kundër West Brom, mandej kundër Newcastle kurse mbrëmë ata humbën kundër Southampton.
“Mendoj se është e qartë se ku janë problemet. Në sulm!”, tha legjenda e Liverpool për ESPN. “Treshja e sulmit nuk po japin asgjë, nuk po shënojnë…madje ata as nuk po krijojnë raste”. “Po, me Neëcastle ata krijuan mundësi por në ndeshjen me Southampton dhe West Brom, ata nuk krijuan asgjë. Nëse nuk krijon shanse atëherë nuk do të shënoni gola”. “Këtu vjen në shprehje Klopp i cili duhet të shikoj këtë situatë. Të thuash është mirë, është gabim, kjo nuk është mirë – fakti që këto tri ndeshje ne po flasim, ata kanë pasur 70 për qind të posedimit çdo ndeshje por që nuk kanë krijuar asgjë”.
“Pra, nuk është adresuar tërësisht problemi. Fakti është që Klopp tani duhet të flas qetë dhe mençur me treshën sulmuese”. “Ndonjëherë vlen vetëm pak shtytje për t’i dhënë lojtarit. P.sh Mane, pse nuk i thoni që ju duhet të rrini më shumë në zonë. Ju po qëndroni me shpinë nga goli gjatë gjithë kohës. A mundeni ndonjëherë të ktheheni?”. “Salah është njëjtë. Gjithmonë shikon për të vrapuar para në vend që të rrijë pak para zonës. Pse nuk luan më pak në krah apo pse është aq lart në sulm?”.
“Me këmbët dhe driblimet që bën, asnjë mbrojtës nuk do të ndërhynte atë. Janë këto gjëra të vogla që e bëjnë dallimin, sidomos te treshja sulmuese. Të tjerët janë në rregull. Liverpool nuk do të këtë ndeshje të Premier Ligës deri më 17 janar, ku ata do ta presin në shtëpi Manchester United në Anfield, kurse të premten pritet që të luajnë kundër Aston Villas në rrethin e tretë të FA Cup.