Gaizka Garitano është trajneri i parë i shkarkuar për vitin 2021. Tekniku i cili drejtonte Atletikon e Bilbaos në Spanjë, u shkarkua nga drejtuesit baskë, pas triumfit 1-0 ndaj Elçes në kampionat.Trajneri spanjoll i thotë lamtumirë klubit kuqezi, së bashku me stafin e tij, pas më shumë se tri vitesh, duke drejtuar skuadrën e Bilbaos në 89 ndeshje.
Vendin e tij do e zejë Marselino Garsia Toral, i cili ka nënshkruar një kontratë deri në fund të korrik 2022. Një vendim i papritur ky i drejtuesve të Bilbaos që erdhi menjëherë pas fitores minimale.