Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano njofton se të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për pasaporta biometrike dhe karta identiteti në datën 4 dhjetor, mund t’i tërheqin ato. “Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta biometrike dhe karta identiteti elektronike që janë gati të gjitha pasaportat dhe kartat e identitetit të qytetarëve që kanë aplikuar në datën 4 dhjetor 2020. Pasaportat që janë gati do t’iu dërgohen me postë të gjithë qytetarëve që kanë bërë kërkesën dhe pagesën për këtë shërbim”, informon Konsullata e Shqipërisë në Milano.

Për qytetarët e tjerë, të cilët duan të përfitojnë nga shërbimi postar për dërgimin e pasaportave, mund të dërgojnë email në adresën zyrtare të konsullatës. “Qytetarët e tjera, për të përfituar nga ky shërbim( dërgesa me postë) mund të dërgojnë email tek adresa zyrtare e konsullatës: [email protected] ose të paraqiten personalisht në konsullatë në orarin 14:00-16:00. Kujdes, dokumentet biometrike mund të tërhiqen brenda 1 viti nga data e aplikimit, në rast të kundërt do të konsiderohen të refuzuar”, njofton ndër të tjera, Konsullata Shqiptare në Milano.