Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj zhvilloi një takim pune me prefektin e Elbasanit Klevis Xhoxhi, me të cilin diskutoi mbi masat e marra për përballimin e situatës të krijuar, nga moti me reshje të dendura shiu, që ka përfshirë ditët e fundit vendin tonë.

“Një takim i frytshëm. diskutuam rreth masave, që po merren në lidhje me përballimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e shiut, që kanë mbizotëruar gjatë këtyre ditëve”- theksoi Denaj. Ministrja shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në koordinimin dhe zgjidhjen e problematikave të mundshme, që mund të evidentohen gjatë kësaj periudhe.