AC Milan ka befasuar të gjithë me formën që po e tregon këtë sezon. “Rossonerët” gjenden në vendin e parë me 40 pikë pas 17 xhirove. Sezonin e kaluar, Milan ishte krejtësisht tjetër ekip. Ata në 17 xhirot e para kishin grumbulluar vetëm 21 pikë, pothuajse sa gjysma që kanë këtë sezon.

Ata kishin regjistruar 6 fitore, 3 barazime dhe 8 humbje gjatë 17 javëve të para. Milan e kishte përfunduar sezonin e kaluar në vendin e gjashtë, pasi në pjesën pranverore ishin këndellur, falë impaktit që pati ardhja e Zlatan Ibrahimovicit.