Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka paditur në SPAK për shpërdorim detyre ‘paraardhësin’ e tij në detyrë, Xhelal Mziun, per te treten here.
Suli e akuzon Mziun për një leje që ka dhënë ky i fundit në kohën kur ishte kryebashkiak për ndërtimin e një thertoreje në Laknas. Nderkohe qe thote se kjo nuk eshte shkelja e pare!
Në zgjedhjet e fundit lokale, Xhelal Mziu nuk kandidoi për shkak të bojkotit nga PD, dhe Rakip Suli fitoi i vetëm Bashkinë e Kamzës.
Më parë ata kanë qenë në përballje për kryebashkiak, ku ka fituar Xhelal Mziu. Nderkohe qe ne kuader te zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit, Xhelal Mziu eshte emeruar nga ana e kryetarit te PD Lulzim Basha si drejtues politik i kesaj partie per qarkun e Dibres!