Mëngjesin e sotëm, kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID. Kryeministri u vaksinua në spitalin “Attikon” pak pas orës 09:00 ndërsa në orën 10:00 dozën e dytë do ta marrë Presidentja e Republikës, Katerina Sakellaropoulou në spitalin “Evangelismos”.

Në fazën e parë të vaksinimit në fokus kanë qenë punonjësit e shëndetësisë, të cilët janë edhe më të rrezikuarit ndaj virusit. Ndërkohë në këtë fazë të dytë të saj, vaksinimi do të përqendrohet në qytetarët të cilët janë mbi 85 vjeç, e më pas ata mbi 80 vjeç.

Numri total i infektimeve ka shkuar 148607, ndërkohë që numri i vi kti ave si pasojë e COVID-19 është 5469, në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë. Vaksinimi në Greqi ka nisur më datë 27 dhjetor si në shumicën e vendeve evropiane, me Pfizer, ndërkohë në Greqi kanë arritur edhe dozat e para të vaksinës Moderna pasi i është dhënë miratimi nga Agjencia Evropiane e Barnave.