Ashtu siç u paralajmërua, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka riformuar kabinetin qeveritar.Qeveria e re përfshin 12 persona të rinj: Tarantilis, Kalafatis, Stylios, Giannis Oikonomou, Katsafados, Kotsiras, Syrigos, Amyras, Makri, Voultepsi, Syregela, Giatromanolakis. Betimi i anëtarëve të rinj të qeverisë do të bëhet nesër.
Ndërkohë, mediat greke kanë publikuar edhe emrat e rinj që janë bërë tashmë pjesë e qeverisë.Kostis Hatzidakis merr Departamentin e Punës, Makis Voridis ministrinë e brendshme dhe Zëvendës Ministri Spilios Livanos merr Ministrinë e Zhvillimit Rural.
Nikos Dendias mbetet në Ministrinë e Jashtme, Christos Staikouras në Ministrinë e Financave, Michael Chrisochoïdis në Departamentin e Mbrojtjes Civile dhe Niki Kerameus është vendosur në krye të Ministrisë së Arsimit.Costas Skrekas merr Departamentin e Energjisë, me Sekretarin e Shtetit, George Amyras.Theodore Libanios vendoset në pozicionin e Zëvendës Kryeministrit.
Në ministrinë e turizmit mbetet Haris Theocharis, ndërsa, Angelos Syrigos mori portofolin e Zëvendës Ministrit të Arsimit. Sofia Voultepsi mori postin e zv / ministrin për Migracionin, ndërsa pozicioni i Zëvendës Ministrit në Ministrinë e Transportit, i kaloi deputetit Costas Katsafados.