Kryeministrja e Skocisë Nicola Sturgeon poshtëron Trump në një konferencë shtypi dje. Sturgeon deklaroi se refuzon ta lejojë Presidentin amerikan në ikje, të hynte në Skoci.

Orët e fundit u hapën fjalë se Trump dësëhron të ikë nga SHBA në momentin kur Joe Biden të bëjë betimin si president i ri. Sipas këtyre fjalëve, Trump ka planifikuar një udhëtim në Skoci për të luajtur golf.

“Nuk presim njerëz në Skoci, veçse për nevoja esenciale”, tha Sturgeon. “Dhe golfi nuk hyn në nevojat esenciale”, vijoi ajo.