Ndonëse ende nuk mund të thuhet se kur fillon vaksinimi anti Covid i popullatës në Shqipëri, pasi duhet të mbërrijnë sasitë e tjera të vaksinave, në të gjithë debatin për ta aplikuar apo jo ka nga ata të cilët në të vërtet nuk duhet ta bëjnë vaksinën. Përveç grave shtatzëna dhe fëmijëve nën 16 vjeç janë dhe ata që kanë sëmundje auto imune apo ata që kanë alergji nga produktet kozmetike, për shkak të përbërësve të vaksinës Pfizer, e cila ndryshe nga Astrazeneka nuk është virus i dobësuar.
Por ndërkohë është ndezur një tjetër debat ndër radhët e mjekëve jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të tjera nëse duhet bërë vaksina nga personat që e kanë kaluar covid 19. Pala që e mbron, pra që thonë se duhet ta bëjnë, argumenton se nuk dihet se sa zgjat memoria e antitrupave të krijuar nëse je prekur nga Coronavirsusi. Ajo që dihet e sigurtë është vetëm që nëse vaksinohesh ulet vdekshmëria. Edhe një person i vaksinuar mund te preket nga Covid 19, por nuk manifeston simptoma te renda qe te çojnë drejt vd ekjes.