Albi Doka ka arritur vlerën prej 1 milion eurosh sipas “transfermarkt”, referuar vlerës së kartonit. Paraqitjet mjaft pozitive në Kroaci kanë bërë që emisarë të klubeve turke të trokasin në dyert e skuadrës së Goricas, që po përfiton në fushë nga forma e shqiptarit por do të përfitojë edhe në buxhetin e klubit në rast shitjeje. “Panorama Sport” ka mësuar se Alaniaspor dhe Trabzonspor po duelojnë mes tyre për shërbimet e shqiptarit.
Doka5
Shumë skuadra turke kanë kthyer sytë nga shqiptarët dhe në vijim të merkatos mund të ketë të tjera të shtuara. Nisur nga vlera në “transfermarkt”, skuadra kroate pritet të “rezistojë” duke vlerësuar me 600-800 mijë euro kartonin e mbrojtësit të Kombëtares. Për Dokën sapo ka nisur edhe “vallja e merkatos”. Me formë të tillë, djaloshin kuqezi e pret një e ardhme edhe më e ndritur se pista turke.