Aventura e Patrik Kutrones te Fiorentina nuk ka zgjatur shumë, teksa ish-sulmuesi i Milanit është rikthyer përsëri te skuadra angleze e Ulvërhempton.
Italiani kaloi te skuadra nga Firence në merkaton e janarit të kaluar në formën e huazimit, i cili është ndërprerë në gjysmën e sezonit dhe tashmë sulmuesi është rikthyer në Angli, ku do të provojë të bindë drejtuesit dhe trajnerin me paraqitjet e tij.
Gjithçka është konfirmuar nga klubi i Fiorentinës nëpërmjet faqes zyrtare, ku njoftojnë se Kutrone është rikthyer te Ulvërhemptoni. Kujtojmë se “Ujqërve” iu është dëmtuar sulmuesi Raul Himenez dhe për këtë arsye vendosën të rikthejnë Kutronen.