Derisa shtete të shumta kanë raportuar miliona raste të infektuara me COVID-19, Grenlanda ka shënuar 27 raste të infektuara me këtë virus. Sipas faqes botërore të statistikave, worldometers.info, në këtë shtet nuk është raportuar asnjë i vd ek ur si pasojë e COVID-19, derisa 21 persona janë shëruar nga virusi dhe 6 raste janë ende aktive me të.

Ndërsa, 15 mijë e 677 persona janë testuar për COVID-19 në Grenlandë. Kujtojmë që numri i të infektuarve me këtë virus në gjithë botën ka shkuar në mbi 85 milionë. Ndërsa, sipas statistikave botërore mbi 1.8 milionë persona kanë vd ek ur si pasojë e këtij virusi, si dhe mbi 60 milionë janë shëruar nga ai.

Amerika prin me numrin më të madh të të infektuarve me gjithsej 20 milionë e 904 mijë e 701 raste, pastaj India me 10 milionë e 324 mijë e 631 raste, Brazili me 7 milionë e 716 mijë e 405 raste, Rusia me 3 milionë e 236 mijë e 787 raste dhe Franca me 2 milionë e 643 mijë e 239 raste.