Afrika e jugut do të detyrohet t’i blejë dozat e vaksínës Oxford-AstraZeneca me një çmim gati 2.5 herë më të lartë se shumica e vendeve evropiane, thotë ministria e shëndetësisë e vendit. Vendi i godítur më keq nga vírusi në kontinentin afrikan ka porositur të paktën 1.5 milionë vaksína nga Instituti i Serumit i Indisë (SII), dhe priten t’i marrin në janar dhe në shkurt. Një zyrtar i lartë i shëndetësisë të enjten tha se ato doza do të kushtonin 5.25 dollarë (4.32 €) secila, gati dy herë e gjysmë më shumë se sa po paguajnë shumica e vendeve evropiane për vaksínat.

Anëtarët e Bashkimit Evropian do të paguajnë 2.16 dollarw (1.78 €) për vaksínat e AstraZenecës, sipas informacionit të dalë nga një ministër belg në Twitter. Afrika e Jugut mund të rrezíkohet nga një valë e tretë e koronavírusit, madje edhe nga një e katërt. Deri më tani Afrika e Jugut ka regjistruar më shumë se 1.3 milionë raste me koronavírus dhe 38.800 vdèkje, informon dritare.net. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i shëndetit i Afrikës së Jugut, Anban Pillay i tha gazetave se çmimi ishte kaq i lartë për shkak se vendet e tjera kanë kontribuar në kërkimin dhe zhvillimin e vaksínave. Marrëveshjet dypalëshe midis qeverive të pasura dhe prodhuesve të vaksínave kanë ngritur shqetësime mbi rritjen e çmimit dhe mungesën e furnizimit me to, për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka folur kundër nacionalizmit të vaksínave dhe rritjes së çmimeve.