Prej më shumë se një jave, Andi ka munguar në “Përputhen”. Në puntatën e djeshme moderatorja Bora Zemani bëri të ditur se ai ka refuzuar komunikimet me produksionin dhe nuk dihet nëse do të vijojë të jetë pjesë e programit duke lënë kështu edhe Tean, me të cilën sapo kishte krijuar çiftin e parë në emision.
“Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me Andin, çfarë e ka bërë të stepet, deri në këtë moment ka qenë shumë korrekt, serioz”, tha Bora. Ndërkohë Tea tregoi se ai ka hatërmbetje me produksionin.
“Kam vazhduar komunikimin me Andin, kemi folur përmes Whats App-it, ka qenë goxha sëmurë, ka patur infeksion të rëndë në bajame. Do doja ta lija atë të fliste për hatërmbetjet me produksionin. Nuk dua të them fjalë në emër të tij”, u shpreh Tea.
Andi nuk ka reaguar ende, por pak më parë me një postim në Instastory ka përcjell një mesazh që ka marrë vëmendjen e të gjithëve.
“Dashuria ndaj vetes është pika e dobët ë të gjitha qenieve njërëzore”, shkruhet në mesazh, por nuk dihet nëse kjo ka lidhje më produksionin dhe hatërmbetjet e tij.