Chelsea u mposht nga Leicesteri me rezultat 0:2 në kuadër të javës së 18-të në Premierligë. Kjo humbje mund të nënkuptojë edhe shkarkimin e Lampardit nga pozita e trajnerit të “Bluve”, pas rezultateve negative këtë edicion.

Pas ndeshjes, Lampardi u pyet nëse pronari do të ketë edhe më tutje durim. “Nuk është vendimi im. Pritjet në këtë klub janë të larta. Është diçka që gjithmonë do të jetë ashtu. Kur e mora këtë punë, e kam ditur se disa gjëra janë përtej kontrollit tuaj” – u shpreh Lampard. Pas 18 xhirove, Chelsea gjendet në vendin e tetë me 29 pikë të grumbulluara.