Agjenti i Lautaro Martinez është takuar sot me drejtorët e Interit dhe i ka siguruar ata që ai është i “lumtur” në klub. “Ne nuk kemi folur për klauzolën e lirimit”, ka thënë ai Beto Yaque dhe stafi i tij ishte në zyrët e Interit në Milan sonte dhe pas takimit kanë folur për gazetarët që ishin në pritje jashtë.
“Ishte një takim që ne e kishim planifikuar por nuk e kishim mbajtur për shkak të Covidit, kështu që e riaranzhuam”, tha Beto Yaque. “Lautaro është i lumtur në Inter”.
Ai është pyetur nëse ka pasur negociata për ta larguar apo ndryshuar klauzolën e lirimit që lojtari e ka 110 milionë euro.
“Ne nuk kemi folur për këtë gjë”, ka thënë ai. Argjentinasi ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2023, por ata janë ne negociata për ta vazhduar atë deri në qershor të vitit 2025.