Megjithatë, Martinez duket se do të vazhdojë ta veshë fanellën e Interit, ani pse u kërkua shumë nga Barcelona. Pandemia ka prishur gjithçka në aspektin ekonomik dhe me mos stabilitetin e Barçës dhe dëshirën e Messit për t’u larguar, Lautaro ka vendosur që më mirë të qëndrojë në Milano. Interi dhe agjentët e Lautaro Martinezit janë takuar ditën e sotme për të vazhduar negociatat e tyre për rinovimin e argjentinasit.
Ky është takimi i dytë për pak ditë. Palët janë të prirura që të rinovojnë, pasi Lautaro nuk ka ndërmend të largohet. Ai ishte shumë pranë Barcelonës, por situatat kanë ndryshuar dhe argjentinasi do të qëndrojë në Itali. Lautaro ka ulur kërkesat e tij ekonomike dhe me shumë mundësi Interi do t’ia plotësojë. Kontrata e re pritet të nënshkruhet deri në vitin 2024 me një opsion rinovim deri në vitin 2025. Lautaro i është bashkuar Interit në vitin 2018 dhe deri sot ka bërë 108 paraqitje, ka shënuar 40 gola.