Ky vit do të jetë konkretizimi i shumë reformave të nisura nga qeveria shqiptare. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural rendit një sërë lehtësisht fiskale me impakt të drejtëpërdrejtë në rritjen e të ardhurave familjare për të gjithë qytetarët nga fermeri tek biznesi, krahas nxitjes së punësimit.
“Duke nisur me premtimin e mbajtur ndaj fermerëve shqiptar për t’i mbështetur me naftë falas sipas konsumit të saj për kultura të mbjella. Tatim fitimin zero për bizneset me xhiron deri ne 14 mln lekë dhe zero TVSH për çdo biznes me xhiro deri në 10 mln lekë”- thekson MBZHR. Ndërsa paga minimale rritet këtë vit në 30 000 lekë për të gjithë punëtorët shqiptarë. “Vlerësim maksimal për mjekët me rritje pagash 40 %, për arsimtarët që në 2021 do të kenë një rritje prej 15 % pagash. Ndërsa Ndihma Ekonomike do të jetë dyfish më shumë, për t’i qëndruar afër atyre që kanë nevojë”- bën të ditur MBZHR.