Një tërmet me magnitudë 4.1 i shkallës rihetër është regjistruar mëngjesin e sotëm në jug të Shqipërisë. Sipas IGJEUM lëkundjet janë regjistruar në orën 07:26 minuta me epiqendër 5 km nga Borshi.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në disa qytete në jug të vendit. Ndërkohë që pas mesnatës janë regjistruar edhe 3 tërmete të tjera, por me magnituda më të vogla.