Kryetarja e LSI-së dëgjoi disa anëtarë të LSI për problemet e tyre ekonomike apo problematika që hasin shpesh në zonën ku jetojnë.

Vëmendje mori ankesa e një prej banorëve i cili i ankohet Kryemadhit për situatën ekonomike dhe përmend se tani nuk ka mundësi të pijë dy kafe në ditë, por veç një kafe në dy ditë.

“Do ta filloj te çështja ekonomike. Po të shohësh tavolinat, të gjithë njerëzit, më përpara pinim 2 kafe në ditë, sot pimë një kafe në 2 ditë. Është e tmerrshme. Një shok shkonte në 3-4 punë dhe thotë më mirë të udhëtoj me një betoniere se i hapet rruga më përpara, polici e respekton më shumë, ecën më shpejt se sa një makinë e vogël, ka edhe më pak kosto”, u shpreh qytetari.