Ditën e djeshme Lëvizja Socialiste për Integrim lajmëroi me bujë se radhëve të saj i qe shtuar avokati Kujtim Ibraj. Por, nga një kërkim i thjeshtë në internet, rezulton se Ibraj është një person me precedentë kriminalë, pasi është arrestuar dhe dënuar për mashtrim5 vite më parë.
Por, cili është mashtrimi për të cilin u dënua anëtari më i ri i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë? Në vitin 2016 gjykata e Tiranës e dënoi me 8 muaj bu rg pasi kishte mashtruar një qytetar, që kërkonte të punësohej si pedagog pranë Agjencisë Kombëtare Bërthamore. Amarildo Riska, kishte konkurruar dy herë pranë këtij institucioni për një vend vakant si pedagog dhe të dyja herët kishte fituar. Por çuditërisht, ai nuk ishte përzgjedhur si pedagog, me argumentin se nuk plotësonte kriteret. Nisur nga kjo situatë Riska, ka rënë në kontakt me avokatin Kujtim Ibraj. Ai mësohet t’i ketë premtuar Riskës se kundrejt shumës prej 5 mijë euro do ndërhynte tek Fatos Klosi, i cili ishte drejtues i Agjencisë Kombëtare Bërthamore, në mënyrë që ai të punësohej si pedagog. Riska ka pranuar të japë sasinë e eurove, por nuk është punësuar në këtë institucion. Më pas, ai vendosi t’i kallëzojë në prokurori dhe Ibraj u arrestua nga organi i akuzës.
Prokuroria kreu edhe përgjime, nga ku do të rezultonte se anëtari më i ri i LSI-së, Kujtim Ibraj, ka pranuar se ka marrë shumën prej 5.000 eurove. Ky nuk është rasti i parë që LSI-ja afron pranë vetes emra me precedentë penalë./Tiranapost.al