Pak vite më parë, reshjet e shiut përmbysnin të gjithë zonën e bregut të lumit në Tiranë, duke prekur shumë familje në Njësitë 4, 8, 9 dhe 11. Sipas kreu të bashkisë së Tiranës, sot situata ka ndryshuar rrënjësisht dhe reshjet e ditëve të fundit nuk kanë krijuar asnjë problem në kryeqytet, aq më pak në zonën e Lumit të Tiranës.
Për të kujtuar punën që është bërë për sistemimin e Lumit të Tiranës dhe kthimin e zonës në një hapësirë të gjelbër, kryebashkiaku Erion Veliaj ka postuar një video-kujtesë. Videoja e postuar nga Veliaj kujton se si ka qenë kjo zonë në kohën kur Lulzim Basha ishte në krye të Bashkisë së Tiranës dhe si është sot.
“Shumica e shiut iku, por shumica e kujtesës nuk duhet të na lerë…!”, shkruan Veliaj në Facebook.
Në video shihet qartë se më parë kjo zonë, dhe jo vetëm, përmbytej. Kjo gjë pranohej edhe nga vetë kryetari i Bashkisë së asaj kohe, Lulzim Basha. Ndërsa, Bashkia e Tiranës, me ndërtimin e skarpateve dhe pritave në të gjithë gjatësinë prej 8 kilometër të Lumit të Tiranës, ka bërë që kjo zonë të mos ketë më rrezik për daljen e lumit nga shtrati. Përveç kësaj, në të gjithë sipërfaqen anësore të lumit, vijon çdo ditë mbjellja e pemëve, duke e kthyer zonën në një hapësirë çlodhëse për banorët.
Shumica e shiut iku☔️?, por shumica e kujtesës nuk duhet të na lerë…! ??#LumiTiranes #PuneJoGjume #DjeVsSot pic.twitter.com/eF7cWjlcfy
— Erion Veliaj ?♂️?⚽️?? (@erionveliaj) January 12, 2021