Sot ishte dita e Anës dhe Fatjonit në “Për’Puthen”. Në takimin e fundit mes tyre e kanë shijuar të gjithë, por ky i radhës ishte akoma më interesant! Por, nga ana tjetër të dy kërkojnë të jenë dominues dhe nuk e ul hundën as njëri dhe as tjetri! Një kërkesë e thjeshtë e Anës nxiti një debat të ashpër, sa Fatjoni ngrihet në këmbë në mes të studios dhe nis të bërtas, dukë thënë: “Nuk jam kamerier unë, nuk e marr dhe pikë”.
Nga erdhi e gjithë kjo? E gjitha nisi pasi Ana i kërkon Fatjonit t’i marr gotën e ujit dhe t’ja sjellë, por Fatjoni e ka marrë si një urdhër dhe nuk e pranoi. Të gjithë e gjykuan këtë veprim të tijin, edhe pas transmetimit të një prapaskene të takimit, ku vijon debati ashpër. Ana: Ma merr pak gotën e ujit. Fatjoni: E sjell kamarieri. Ana: Dua të ma sjellësh ti. Fatjoni: Hajde ulu se përtoj. Ana: Je egoist ti në një marëdhënie? Fatjoni: Këtë që thua ti i bie të jem skllav.
Ana: Ti s’bën asgjë. Fatjoni: Po ca të bëj unë moj të iki ta marr. Pse ça jam unë lepurush Ana: Nëse s’do ta marrësh mos e merr. Pse nuk bën një gjë që ta kërkojnë. Fatjoni: Do vazhdosh akoma? E mirë vazhdo ik merre ujin atje pije vet.