Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Ulsi Manja deklaroi sot se, “21 janari është gur i varur në qafën e demokracisë në Shqipëri”.
“Ne e kemi bërë detyrën tonë si mazhorancë, si legjislativ, aty ku i kemi shumicën e kartonëve dhe i kemi përdorur për të reformuar një pushtet të kalbur në Shqipëri”, tha Manja. “Shpresojmë shumë që drejtësia e re do të fillojë të japë frytet e para dhe sprova e parë e drejtësisë së re që kemi është dosja e 21 janarit”, u shpreh Manja. “Ajo që ne kemi bërë për këto 8 vjet dhe që do të vazhdojmë ta bëjmë deri ditën e zbardhjes plotësisht të 21 janarit është të mos heshtim për asnjë sekondë për të kërkuar drejtësi për vik timat. Kjo na takon politikisht”, theksoi Manja.
I pyetur për pjesën e përgjegjësisë që i takon mazhorancës, Manja tha se, “pushtetet në Shqipëri janë të ndara. Ne këtë kemi për detyrë të garantojmë një sistem drejtësie të pavarur, por nuk zbardh vr asjet qeveria, as legjislativi. Ne krijojmë shtratin e nevojshëm për një drejtësi të pavarur dhe të pandikuar. Dhe sprova e kësaj drejtësie të re që ne presim është 21 janari”. Për reformën në drejtësi, Manja u shpreh se, “ka qenë një reformë e domosdoshme për Shqipërinë, por me gjithë peripecitë dhe pengesat që ka hasur rrugës kjo reformë, edhe për shkak të politikës, ne ia kemi dalë më në fund që pas 8 vjetësh sot të kemi një arkitekturë tërësisht të re të organeve të reja të sistemit të drejtësisë. Kemi dhe një sistem drejtësie penale që presim shumë nga kjo drejtësi dhe që është SPAK-u, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila pse jo, nëse do të hetohet si krim shtetëror, dhe 21 janari është kr im shtetëror, do të padiskutim që kjo dosje të merret në dorë nga SPAK-u”.
“Sot jam njohur nga mediat që Drejtoria e Policisë së Tiranës, e cila në fakt ka dosjen e pazbardhur të 21 janarit, ka kërkuar kryerjen e veprimeve shtesë në funksion të kësaj dosje dhe unë jam i bindur që pas kryerjes së këtyre veprimeve që kërkon Drejtoria e Policisë së Tiranës, ndoshta mund të shtrohet dhe çështja e kompetencës lëndore të këtij hetimi. Sepse në dijeninë time sot është në Prokurorinë e Tiranës. Por nëse do kryhen veprimet hetimore dhe nëse do të zbardhet tërësisht si krim shtetëror, kjo padiskutim mund të përfundojë në dyert e SPAK-ut”. Manja tha se, “ka kaluar në fakt shumë kohë nga 21 janari, bëhen gati 10 vjet, por ka veprime hetimore që është e mundur të kryhen nga prokuroria. Siç ka veprime hetimore që lidhen me vendngjarjen që sot pas 10 vitesh është e pamundur. Pra, nëse do të pretendojmë për kryerje veprimesh hetimore që lidhen me vendin e ngjarjes, është e pamundur. Por, veprime hetimore për ta risjellë skenën e 21 janarit, është tërësisht e mundur të kryhen sot nga Prokuroria”.
Manja theksoi se, “kryerja e një eksperimenti hetimor për të përcaktuar drejtimin e qitjes, distancën e qitjes, është tërësisht i mundur”. Manja u shpreh se, “asnjëherë nuk duhen humbur shpresat tek drejtësia dhe familjarët e vik timave të 21 janarit sigurisht që presin drejtësi, por në një farë kuptimi as shoqëria nuk duhet të heshtë për 21 janarin”.
“21 janari është gur i varur në qafën e demokracisë në Shqipëri. Nuk ka të bëjë thjesht me zbardhjen e së vërtetës në kuptimin e gjetjes së drejtësisë për viktimat dhe familjarët e viktimave, por 21 janari është një vijë ndarëse e asaj që kërkon shoqëria nga shteti në një demokraci funksionale. Nëse nuk do të bëhet drejtësi për 21 janarin askush në këtë vend nuk ka garanci që pushteti i djeshëm, nëse riciklohet, të mos vrasë përsëri në emër në pushtetit”, theksoi Manja.
“Shoqëria, mediat, por edhe ne si ligjvënës është të kërkojmë nga drejtësia që as më shumë e as më pak, të kryejë detyrën që i ka ngarkuar Kushtetuta dhe ligji. 21 janari është një dosje e pazbardhur si qindra dosje të tjera që ka Prokuroria të pazbardhura, por në rastin konkret 21 janari është krim shtetëror dhe do të duhet të jetë prioritet i punës të Prokurorisë”, tha Manja. Duke folur për situatën politike në vend dhe zgjedhjet e 25 prillit, Manja tha se, “jemi në fushatë elektorale. 94 ditë nga 25 prilli, të gjithë subjektet politike garuese në 25 prill janë në fushatë. Por në një fushatë disi ndryshe për shkak edhe të masave kufizuese të shkaktuara nga COVID-19. Pra duke respektuar këto masa kufizuese pothuajse e gjithë politika është në fushatë”.
Manja tha se, “unë bëj pjesë tek ajo kategori politikanësh apo të zgjedhurish që nuk them duhet të votohemi ne se nuk ka më të mirë se ne, sepse kundërshtari ynë është riciklimi i atyre politikanëve, apo zyrtarëve të djeshëm. Jo. Është raporti me të vërtetën, është raporti me punët që kemi bërë, është raporti me reformat që kemi bërë. Sigurisht jemi koshientë se shumë gjëra janë bërë mirë, por ka dhe shumë gjëra që nuk janë bërë mirë, por që ne kemi treguar që jemi të përgjegjshëm dhe dimë t’u qasemi problemeve që kanë qytetarët”.
“Mos harroni në mandatin tonë të dytë ne jemi përballur me 2 fatkeqësi njëkohësisht, që ishte tërmeti i 26 nëntorit, pasojat e të cilit janë akoma prezentë sepse kemi qindra familje që presin të marrin banesat e tyre të reja dhe që po trajtohen aktualisht nga qeveria me bonus qiraje. Por kemi dhe pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, një betejë që është menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer, por që do të jetë prezentë edhe për shumë kohë të tjera, përsa kohë është në nivel global. Por punët që kemi bërë në këto 8 vite na japin të drejtën që të kërkojmë edhe një mandat të tretë”, u shpreh Manja.