Mauro Icardi vazhdon akoma të bezdisë tifozët zikaltër, duke marrë fyerjet e zakonshme në rrjetet sociale. Sulmuesi, në fakt, ka prezantuar në Instagram logon e tij të re: një simbol i formuar nga inicialet e tij të ndërthurura, një “M” dhe një “I”. Problemi është se ky prezantim ka ardhur pak orë nga lajmet e ndryshimit të logos së Inter-it. Logoja e re e zikaltërve pritet të zbulohet më 9 mars, ditën e 113 vjetorit të klubit.
Fushata e marketingut quhet “Inter Milano”, kështu që janë në lojë të njëjtët shkronja dhe një grafikë shumë të ngjashme me atë të zgjedhur nga Icardi. Një rastësi e mundshme, por në rrjetet sociale nuk mungojnë ata që shikojnë një mungesë respekti ndaj ish-skuadrës. Edhe pse askush nuk e ndien mungesën e argjentinasit tek Inter-i, edhe falë shpërthimit të Lukaku-t, inatet e vjetra janë akoma aty.
Pas gjashtë vitesh dhe 111 vitesh me zikaltrit, Icardi ka prishur marrëdhëniet me të gjithë ambientin në fillimin e 2019-ës. Në shkurtin e atij vitit drejtuesit vendosën t’i hiqnin shiritin e kapitenit dhe ai vendosi të mos udhëtonte me skuadrën për një transfertë në Europa League, duke mos qenë në dispozicion të ekipit për muaj të tërë. Këto tensione çuan te huazimi i argjentinasit nga Paris Saint-Germain, që më pas e ka blerë përfundimisht kartonin e tij për 50 milionë euro.