Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe babai i të ndjerit Klodian Rasha, Qazim Rasha, kanë mbjellë sot një pemë në Tiranë, në nder të 25-vjeçarit të vr ar ë nga policia më 8 dhjetor të 2020-ës.

Në një mesazh për qytetarët, i ati i Klodianit falënderoj kryebashkiakun Veliaj, duke thënë se ai bëri të mundur që dhimbja e tij të përgjysmohej. “Falënderoj nga zemra, që nga dita e parë deri në ditën e 50 të sotmet, të gjithë ata që na kanë nderuar. Falënderoj kryetarin e Bashkisë që bëri të mundur që dhimbja ime të përgjysmohet. Tirana është shpirti jonë, është zemra jonë, është krenaria jonë dhe kjo duhet mbajtur me ballin lart. Ta mbjellim një lule, jo ta dëmtojmë atë. Veprime të tilla i shërbejnë brezave. Do të jetë i paharruar emri i djalit tim, por edhe djali juaj do të krenohet nesër”, tha Qazim Rasha.