Veterani i njohur britanik Tom Moore është shtruar në spital si pasojë e koronavirusit. Kapiteni 100-vjeçar i cili mblodhi gati 33 milion paund për sistemin britanik të shëndetësisë, u shtrua në spitalin Bredford pasi kishte probleme të vazhdueshme me frymëmarrjen. Këtë e ka bërë të ditur vajza e tij Hannah Ingram-Moore përmes një postimi në Twitter. Ajo shkruan se Moore prej javësh trajtohej për problemet në mushkëri ndërsa javën e kaluar rezultoi pozitiv.
Një zëdhënëse e familjes tha se kapiteni Tom nuk kishte marrë ende vaksinën Covid-19 për shkak të ilaçeve që ai po përdorte për pneumoni.
” Unë doja t’ju informoja të gjithëve se sot babai im u shtrua në spital. Ai ka marrë trajtim për pneumoni javët e fundit dhe javën e kaluar ishte pozitiv me Covid-19. Babai ishte në shtëpi me ne deri më sot, kur i duhej ndihmë shtesë për frymëmarrjen e tij”, shpjegoi vajza. Veterani i Ushtrisë u bë i njohur pasi bëri 100 xhiro rreth kopshtit të tij në Marston Moretaine, Bedfordshire, para 100-vjetorit të lindjes gjatë izolimit në valën e parë të pandemisë.